Botë
Rritet numri i viktmave nga rrëshqitja e dheut në Indonezi
15.12.2014 13:48
Ekipet që punojnë ditë e natë në zbulimin e të mbijetuarve të mundshëm nga rrëshqitja e dheut që natën e së premtes ndodhi në Javën qendrore...

Ekipet që punojnë ditë e natë në zbulimin e të mbijetuarve të mundshëm nga rrëshqitja e dheut që natën e së premtes ndodhi në Javën qendrore, kumtuan se deri sot në mbrëmje sipas kohës lokale, kanë nxjerrë 32 të vdekur, ndërsa 76 konsiderohen si të zhdukur.
Vendin e fatkeqësisë, ku rreth 2000 shpëtues, më së shpeshti duarthatë, i kërkojnë viktimat, mbrëmë e vizitoi presidenti i Indonezisë, Joko Vidodo.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën, edhe pse ka gjithnjë e më pak shpresë se ndonjë nga të zhdukurit mund t'i ketë mbijetuar katastrofës.
Shembje dhe rrëshqitje të tokës edhe këtë vit ishin dukuri e shpeshtë në Indonezi, sidomos në ishullin më të populluar Java ku jetojnë pothuajse gjysma e 250 milionë indonezianëve./mia
