Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Zaev kërkon mbështetje për rrethin e dytë
28.10.2021 17:12
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, përmes një video paraqitje u bëri thirrje qytetarëve që të dielën masovikisht...

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, përmes një video paraqitje u bëri thirrje qytetarëve që të dielën masovikisht të dalin dhe të votojnë për numrin 12 pasi që vetëm kështu, sipas tij, vendi do të mbetet në rrugën e drejtë, strategjike dhe do të ketë progres, e jo kthim mbrapa në regjimin e kaluar. Zaev thotë se në këto zgjedhje bëhet fjalë për ndryshime serioze të qasjes së kryetarëve ndaj qytetarëve dhe shërbimeve komunale.
“Të dielën është dita kur duhet ta japim drejtimin për komunat të cilat punojnë për popullin, por edhe për shtetin demokratik dhe bashkëkohor, ndërkombëtarisht të etabluar, partner me fuqitë e mëdha, për shoqëri në të cilën dominon kujdesi për njerëzit, për Maqedoninë e Veriut e cila shkon përpara, stabile, e qetë dhe prosperuese. Na mbetet vetëm një: bashkërisht të punojmë që fëmijët të na mbeten këtu, të jetojnë këtu dhe të punojnë dhe përparojnë këtu, në vendin e tyre. Kjo do të thotë të bashkohemi dhe së bashku të bashkëpunojmë për më shumë vende të punës, për mjedis më të pastër jetësor, për shërbime cilësore për çdo njeri, për më shumë para në çdo familje. Për jetë më të mirë.”,- tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit Petre Shillegov tha se është shpallur tenderi për realizimin e autobusëve të shpejta BRP në kryeqytet. Në ndërkohë kandidati për kryetar të komunës Qendër Goran Gerasimovski paralajmëron revidim i të gjitha planeve urbanistike ndërsa kandidati tjetër për kryetar të komunës së Kumanovës Oliver Ilievski paralajmëron rregullimin e hapësirave publike.
“Urbanizimi është në listën e prioriteteve të mia të cilët do të kërkojë zgjidhje për çdo problem. Unë asnjëherë nuk do të lejojë asnjë pëllëmbë tokë shtetërore të keqpërdoret. Të gjithë ne së bashku ishim dëshmitarë të ndërtimit të ndërtesave të mëdha të cilat uzurpuan shumë hapësira të gjelbra publike dhe ne këto ndërtime do t’i revidojmë gjatë punës sonë katër vjeçare.”,- theksoi kandidati për kryetar të komunës Qendër- LSDM, Goran Gerasimovski.
“Të gjitha hapësirat publike të cilat janë të rëndësishme për qytetarët e Kumanovës e që nuk janë të rregulluara deri tani, më nuk do të të lëna pas dore. Të gjithë a hapësirat e tilla publike do ti rregullojmë duke filluar këtu, nga rruga “Mirçe Acev’ ku planifikojmë të ndërrojmë këndë lojërash multi funksional ku do të ketë pajisje bashkëkohore për sport dhe rekreim”,- theksoi kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës – LSDM, Oliver Ilievski.
Koncetrimi më i madh i LSDM-së për fitore, është padyshim në qytetin të Shkupit.
REXHEP QAMILI
