Maqedoni

Shoqata e Konsumatorëve: Për 9 muaj rreth 2 mijë ankesa nga konsumatorët

28.10.2021 17:26

Po forcohet sistemi për mbrojtjen e konsumatorëve. Disa kompani kanë fituar besimin e klientëve...

Certifikata “Fer me konsumatorin” krijon siguri dhe mbrojtje më të madhe. Në periudhën e ardhshme pritet aplikim edhe në vendet e rajonit.                                                                                                       
“Përkrahja është deri në 30 mijë denarë, por kjo nuk i tërheq por gjithsesi ndihmon. Ata e shohin certifikatën si mjet me të cilin mund të dëshmojnë se kujdesen për konsumatorët dhe me marrëveshje i zgjidhin kontestet me konsumatorët.”,- tha Marina Lonçarvelkova nga KOKM.
 
“Lidhur me sektorët më së shumti janë ushqimorë dhe hotelieri dhe nga dy apo tre nga sektor tjerë, por ata janë më pak të rëndësishëm, dominojnë dy sektorët e lartpërmendur.”,- u shpreh koordinatori i projektit, Risto Ivanov.
 
Sipas të dhënave nga organizata e konsumatorëve në nëntë muajt e parë janë parashtruar rreth dy mijë e 300 ankesa nga konsumatorët.
 
GYLTENE SINANI