Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, BDI: Votë nga të gjitha komunitetet në Gostivar
28.10.2021 17:40
BDI në kërkim të mbështetjes në raundin e dytë zgjedhor realizoi takim me banorët e komunitetit turk në Gostivar...

BDI në kërkim të mbështetjes në raundin e dytë zgjedhor realizoi takim me banorët e komunitetit turk në Gostivar. Kandidati i BDI-së për kryetar në Komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta tha se programi “Agjendën e blertë” do ta ngjallë ekonominë e qytetit.
Ai premtoi se në 100 ditët e para do të zgjedhjet problemi i deponisë “Rusino” do t’i largojnë qentë endacak, do të ndërtojnë urë të re për të liruar komunikacionin i cili është i mbingarkuar. Unë dallohem nga kundërkandidati, ai bënë karrierë politikë, kurse unë vijë për të punuar ka thënë Bejata.
“Së bashku me këshilltarët e komunitetit turk dhe unë si kryetar komune do ta realizojmë këtë program, në të mirën e Gostiavarit në të mirën e të gjithë qytetarëve. Unë dallohem prej kundërkandidatit, ai bën politik, unë nuk bëj karrierë politike. Unë vijë vetëm për të realizuar projekte në të mirën e qytetit të Gostivarit.”,- tha kandidati për kryetar në Gostivar – BDI, Nevzat Bejta.
Lideri I BDI-së Ahmeti duke rikujtuar MO deklaroi se ai si në të kaluarën edhe tani do të angazhimet për të gjitha komunitetet sepse përpara mund të ecet vetëm nëse janë të bashkuar. Tha se kërkon mbështetje për një kapitull të ri që hap BDI. Pa bashkëpunim me qytetarët the komunat kjo platformë do të ketë pengesa në realizim tha Ahmeti.
“Në vitin 2001 komuniteti turk nuk ka pasur përfaqësues në negociata në MO, as komunitetit Rom as Vlleh. Përfaqësues i vegjëlisë isha unë për komunitetin turk, rom, vlleh, boshnjak që të jenë të barabartë dhe të trajtohen njësoj siç trajtohet edhe komuniteti im. Sepse vetëm të barabartë mund të ecim përpara.”,- u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Zyrtarët e BDI-së duke kërkuar mbështetje për Nevzat Bejtën thanë se nuk kërkojnë vetëm vota, por kjo është kërkesë për të bërë kontratë për projektet e përbashkëta për Gostivarin.
SANIJE DURAKU
