Maqedoni

Covid-19, 7 viktima e 436 infektime të reja në 24 orë

28.10.2021 17:54

7 pacientë kanë ndërruar jetë në spital nga Covid-19 në 24 orët e fundit...

7 pacientë kanë ndërruar jetë në spital nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19, nga “Termini im”, janë paraqitur edhe 4 viktima me datë të vdekjes nga 01 shtatori deri më 22 tetor.

Ndërkohë, nga 2732 testime janë regjistruar edhe 436 raste të reja. Ka edhe 321 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive është 6.499.