Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Shilegov vazhdon akuzat ndaj Arsovskës

28.10.2021 18:08

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, tha se nuk ka dëshirë t’i komentojë ndjenjat kombëtare...

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, tha se nuk ka dëshirë t’i komentojë ndjenjat kombëtare e kundërkanditës së tij Daniella Arsovska, e cila sipas Shilegov, haptazi shihet se ajo fsheh të kaluarën e saj.
 
Shilegov thonë nuk mund ti besohet një person se do të udhëheq kryeqytetin  duke e fshehur të kaluarën e tij. 
 
“Unë nuk ndërhyjë se çfarë ndjenja kombëtare dhe se çfarë nënshtetësi dhe letërnjoftim ka ajo. Fokusi im është Shkupi dhe Shkupjanëve. Problemi më i madh është se Arsovska gënjen, dhe çfarë të ardhme mund të presim nga një njeri i cili fsheh të kaluarën e tij. Është më së evidente se këto nuk janë gënjeshtrat e vetme të Arsovskës, gënjeshtra po ashtu janë edhe pretendimet dhe premtimet që i ka bërë gjatë kësaj fushate dhe jo rastësisht në fund të kësaj fushate Arsovska del se është mashtrim më i madh për qytetarët”,- deklaroi kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit – LSDM, Petre Shilegov.