Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Dimitrievski: Jo automjete bujqësore në rrugë
28.10.2021 18:22
Kandidati i pavarur në Kumanovë, Maksim Dimitrievski, akuzon bujqit për krijimin e deponive të egra...

Kandidati i pavarur në Kumanovë, Maksim Dimitrievski, akuzon bujqit për krijimin e deponive të egra. Kërkon MBP të marrë masa
“Para syve tanë jemi dëshmitarë se pjesën më e madhe të deponive të egra i krijojnë pikërisht këto automjete, motokultivatorët të cilat janë makina bujqësore dhe me ligj nuk kanë të drejtë të lëvizin dhe të marrin pjesë në komunikacion e as të zhvillojnë veprimtari përveç nëse nuk janë të regjistruar në kompani të rregullt ose nuk punojnë në mënyrë plotësuese për ndërmarrjen publike Pastrimi dhe gjelbërimi dhe ky është obligim i Ministrisë së Brendshme.”,- tha Dimitrievski.
