Botë

KB-ja me akuzë për palët ukrainase dhe proruse për torturë

15.12.2014 15:12

Kombet e Bashkuara sot publikuan raportin ku akuzohen forcat ukrainase dhe proruse për torturë dhe bombardim të civilëve gjatë përleshjeve në lindje Ukrainë...

Sipas vlerësimeve të KB-së, në konflikt deri më tani kanë humbur jetën së paku 4.630 persona, ndërsa janë plagosur 10 234 veta, por në raportin e sotëm theksohet se "numri i vërtetë i viktimave me siguri është shumë më i madh."
 
KB-ja thekson se jeta e 5.2 milionë njerëzve sa që jetojnë në zonat e prekura nga konflikti, u është përkeqësuar më shum për shkak të dimërit dhe kolapsit total të infrastrukturës ku amvisëritë nuk kanë ujë e as ngrohje.