Botë
Basha: Rama, Berisha, Meta i kanë ditët e numëruara
28.10.2021 18:36
Për herë të parë nga foltorja e Kuvendit, Lulzim Basha, vendosi shenjën e barazimit mes kryeministrit Rama...

Për herë të parë nga foltorja e Kuvendit, Lulzim Basha, vendosi shenjën e barazimit mes kryeministrit Rama, ish-liderit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta.
Brinjë të trekëndëshit të Bermudës i quajti kryedemokrati Basha ata, ndërsa i paralajmëroi se ditët e 3 politikanëve janë të numëruara.
Vettingun në politikë, Lulzim Basha e sheh si mekanizmin për të shpëtuar nga Rama, Meta e Berisha ndërsa para kryeministrit shprehu gatishmërinë për ta nisur nga vetja vetimin.
Në kundërpërgjigje, shefi i qeverisë e quajti propozimin për vetting, pa kuptim.
Kryedemokrati intensifikoi deklaratat duke thënë se bosët e drogës kanë rezervuar hapësira në pallatet që ndërtohen në Tiranë.
Gjatë seancës plenare të enjtes, kryeministri dhe numri një i demokratëve nuk kursyen as akuzat lidhur me kohën kur drejtonin Bashkinë e Tiranës.
LULJETA NDOKA
