Botë

Rusia planifikon të dërgojë gaz në Evropë

28.10.2021 18:53

Rusia planifikon ti mbushë depot evropiane me gaz nga 8 nëntori...

Shumë shtete kanë hequr dorë nga përdorimi i qymyrit dhe energjia bërthamore, ndërsa Rusia tani më i ka zvogëluar dërgesat në Evropë që sipas disa mediave me qëllim që të bëjë trysni për miratimin e Rrjedhës Veriore 2 e cila pret leje nga Gjermania.

Tubacioni i gazit i cili përmes rrugës nëntokësore i lidh dy vendet është financuar nga GAZPROM dhe partnerët e tij evropian me gjithë kundërshtimet të SHBA-së, Ukrainës dhe Polonisë.

Moska thotë se Rrjedha Veriore 2 do ti dyfishojë kapacitetet ruse për dërgimin e gazit që do të shpëtonte tregun evropian për gaz.