Botë

Nëntë viktima dhe 591 të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

28.10.2021 19:56

Nëntë persona të moshave 58-78 vjeç kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë...

Nga 3664 testime të kryera, janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 591 qytetarë.
 
Numrin më të lartë të të infektuarve e ka Tirana me 549 raste të reja. 36 infektime të tjera kanë rezultuar në Berat, 31 në Kamëz, 26 në Durrës, 25 në Fier, Elbasan, 24 në Vlorë, 17 në Lushnjë, 14 në Shkodër, 13 në Tepelenë, 12 në Sarandë, 9 në Gjirokastër, 8 në Patos, 7 në Tropojë, 6 në Mallakastër, Devoll, 5 në Korçë, Kolonjë, 4 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Dropull, Përmet, Pogradec, Kuçovë, 3 në Krujë, Vorë, Rroskovec, 2 në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Kavajë, Mat, Divjakë, Himarë, Skrapar, Cërrik, Gramsh, 1 në Pukë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Memaliaj, Peqin, Librazhd.
 
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 7.528 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
 
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
 
Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,443 që nga fillimi i epidemisë.
 
Statistika (28 Tetor 2021): Raste të reja ditore 591; Të shëruar në 24 orë 485; Të shtruar në spitale 160; Humbje jete në 24 orë 9; Testime ditore 3664; Testime totale 1,297,234; Raste pozitive 183,873; Raste të shëruara 173,443; Raste Aktive 7,528; Humbje jete 2,902
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3,793; Fier 905; Durrës 718; Shkodër 485; Elbasan 325; Vlorë 270; Gjirokastër 251; Berat 202; Korçë 181; Lezhë 178; Kukës 143; Dibër 77/Top Channel