Maqedoni

Dita e fundit e fushatës zgjedhore, nga mesnata e së shtunës, nis heshtja zgjedhore

29.10.2021 09:14

Dita e fundit e fushatës zgjedhore për raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale 2021.

Dita e fundit e fushatës zgjedhore për raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale 2021. 
 
Kandidatët për kryetarë në 44 komuna në vend, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit, do ta shfrytëzojnë mundësinë t’ua dërgojnë porositë e fundit votuesve dhe ta marrin votën e tyre të dielën. Ata ditët e fundit të fushatës i shfrytëzuan për t’u bërë thirrje qytetarëve në komunat ku votohet që të dalin në mënyrë masive dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.
 
Heshtja zgjedhore fillon në mesnatë dhe do të zgjasë, në përfundim me orën 19:00 më 31 tetor.