Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Pajaziti: Mbështetje nga diaspora për Bërvenicën
29.10.2021 10:40
Kandidati i pavarur në Bërvenicë, Enver Pajaziti, kërkon votën e të gjithëve në rrethin e dytë....

Kandidati i pavarur në Bërvenicë, Enver Pajaziti, kërkon votën e të gjithëve në rrethin e dytë. Pret mbështetje edhe nga diaspora.
“Apeloj që edhe këtë herë, ata që kanë mundësi të vijnë e të kryejnë obligimin e tyre qytetar. Sepse cdo votë në raundin edytë ëhtë e rëndësishme dhe shumë e mirëseardhur. Nuk duhet t’ia lëmë rastit. Apeloj që kush ka mundësi të vijë e të votojë sepse ky është një mund porn ë fund të fundit kjo ndodh një herë në 4 vite. Një herë të vish nga kudo ku jeton në mërgim, të sakrifikish një ditë apo dy ia vlen, sepse vjen të zgjedhësh një njeri që për 4 vite do të përkujdeset për komunën e Bërvenicës.”, tha Enver Pajaziti, kandidat i pavarur për komunën e Bërvenicës.
