Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, PDSH prezenton projektet për Studeniçanin

29.10.2021 11:49

Kandidati i PDSH-së në Studenican, Azem Sadiki, kërkon votë për rrethin e dytë...

Kandidati i PDSH-së në Studenican, Azem Sadiki, kërkon votë për rrethin e dytë. Prezenton projektet e nisura që premton t’i realizojë.
 
“Kemi poashtu projekt të gatshëm që i kemi siguruar mjetet, për afro 2 kilometër asfaltim të rrugëve lokale në Studenican. Në fshatin Moranë do të bëhet rrugë e re që do të lidhë rrugën rajonale me qendrën e fshatit. KJo rrugë do të hapë mundësi të mëdha për banorët sepse atje deri te një pjesë ka shtëpi banimi por tani me ndërtiuin e rrugës edhe qytetarë të tjerë do të mund të planifikojnë ndërtime edhe në atë pjesë ku do të ndërtohet rruga.”, tha Azem Sadiki, kandidat për kryetar në komunën e Studeniçanit- PDSH.