Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Kasami: Koha për ndryshimin e madh në Pollog

29.10.2021 12:21

Lëvizja Besa është e sigurt se ka ardhur koha për ndryshimin emadh në Pollog...

Lëvizja Besa është e sigurt se ka ardhur koha për ndryshimin emadh në Pollog. Kasami Pret votat e Aleancës për Shqiptarët dhe është i  sigurt në fitore.
 
“Qytetarët përfundimisht do ta bëjnë ndryshimin, ata janë të lodhur nga kjo qeverisje e BDI-së në pushtetin lokal dhe gjithandej ku jemi bashkë në raundin e dytë Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, besoj në fitore bindëse dhe njëherë e përgjithmonë BDI do të larghet nga Pollogu e në zgjehjete radhës sigurisht edhe nga skena politike. Jemi në bashkëpunim me ASH dhe komisionerët  etyre do jenë në koordinim me vëzhguesit tanë e unë kam besim se në raundin e dytë nuk do të ketë mundësi minimale që BDI të tjetërsojë vullnetin e qytetarëve.”, tha Bilall Kasami, kandidat për kryetar në komunën e Tetovës, Besa.