Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE përmbylli fushatën në Shkup

29.10.2021 13:58

Bashkërisht të krijojmë të ardhmen e re që përfaqëson ëndrën tonë, për një shtet të cilin e ëndërrojmë tanimë 30 vite....

Bashkërisht të krijojmë të ardhmen e re që përfaqëson ëndrën tonë, për një shtet të cilin e ëndërrojmë tanimë 30 vite, ishte ky mesazhi i kryetarit të VMRO – DPMNE –së Hristijan Mickovski, drejtuar shkupjanëve dhe jo vetëm, në tubimin përmbyllës në Shkup. Mickovski duke ftuar qytetarët më 31 tetor që masovikisht t’I bashkangjiten ëndrrës për ndryshime, u premetoi atyre se këtë ëndër do ta bëjnë realitet bashkërisht. Në mesin e qytetarëve ka rilindur shpresa dhe ky shans i ndryshimeve duhet grabitur nga secili bashkëqytetarë pa dallim përkatësie etnike, fetare e politike, shtoi Mickovski. Ndryshimet duhet të ndodhin jo vetëm në Shkup tha kreu i opozitës maqedonase,  por në mbarë vendin, pasiqë ky popull meriton të jetojë në një Maqedoni europiane, ku do të mbizotërojnë rregullat dhe rendi. Të punojmë për një Maqedoni pa ndarje në baza politike dhe etnike, theksoi Mickovski, I cili shtoi se Maqedonia është e të gjithëve njësoj, e të gjithë qytetarëve të cilët ndajmë halle e probleme të njëjta sikurse të infrastrukturës, spitaleve dhe shkollave. 

“Besoj në një thënie religjioze se të gjithë ne jemi një dhe duhet të funksionojmë si një për këtë vend që të ketë sukses, me kujdesin për njëri tjetrin, me mbështetje për njëri tjetrin. Amerikanët kanë thënien: nga shumë-një; kjo është filozofia në të cilën duhet të besojmë dhe ka të bëjë edhe me ne si shtet, si individë me problemet dhe ndasitë që po na ndodhin. Përderisa e them këtë të nderuar miq, me siguri diku të fshehur në thellësi në kuzhinat e propagandës së oponentit, përgatiten plane se si të gjejnë mangësi në këtë që them dhe si ta tjetërsojnë dhe ta pengojnë që të ndodh. Por e shfrytëzoj këtë rast dhe dua ti porosis se kjo s’do ndodh, nuk mund ta ndaloni këtë kushedi sa të mundoheni, ky popull dhe kjo energji do t’u mposht të dielën.”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO – DPMNE - së.
 
Mbështetje kërkoi edhe kandidatja e pavarur për qytetin e Shkupit Danella Arsovska, qw mbwshtetet nw kwto zgjedhje nga VMRO DPMNE . 
 
“Plan se si ta bëjmë Shkupin modern, metropolë europiane, me rrugë të pastërta, me trafik të qarkullueshëm, me parqe e gjelbërime, me ajër të pastër për fëmijët tanë, këtë duan të shohin shkupjanët, e jo fushatë dhe lajme të rreme. Qytetarët do tua japin përgjigjen në fletëvotimet të dielën, kur do të votojnë që të vijë një Shkup modern europian. Do ta votojnë ndryshimin e shumpritur.”, tha Danella Arsovska, kandidate për qytetin e Shkupit.
 
Kryetari i VMRO–DPMNE–së Hristijan Mickovski shprehu besimin se jo vetëm kandidatja për qytetin e Shkupit, por të gjithë kandidatët e VMRO–DPMNE do të marrin mbështetjen e qytetarëve në rrethin e dytë. Të bashkuar tha Mickovski do të fitojmë fuqishëm më 31 tetor. Ai foli edhe për vullnetin dhe planet për të jetësuar ndryshimin, duke adresuar ftesë të posaçme deri tek  votuesit e hamendur për të votuar ose jo, që të besojnë në konceptin e VMRO–DPMNE–së. 
 
Zhvillimi ekonomik sipas Mickovskit tanimë 30 vite po ngec, korrupsioni është më se evident, dhe ideja e ëndra që është para qytetarëve do të luftojë gjitha fenomentet destruktive, do të rrisin pagat dhe pensionet, ngrenë standardin e jetesës dhe vlerësojmë punën e mjekut, arsimtarit, policit, bujkut dhe rikthejnë shpresënn e të rinjëve që mos të braktisin shtetin dhe vazhdojnë duke vepruar këtu. Mickovski tha se kësaj erësire së shpejti po I vjen fundi për të vijuar ditë më të ndritura, ku çdo punëtor s’do të ndeshet me revanshizëm dhe humbje të vendit të punës, do të mbizotërojë unifikimi i njerëzve që bashkë të ruajmë dhe zhvillojmë Maqedoninë.
 
MERALE ISMAILI