Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, TVM2: Nga 6 debate të parapara, realizuam vetëm 2

29.10.2021 14:28

Duke respektuar dispozitat ligjore, përveç 18 debateve televizive të organizuara në rrethin e parë zgjedhor...

Duke respektuar dispozitat ligjore, përveç 18 debateve televizive të organizuara në rrethin e parë zgjedhor, TVM 2 planifikoi edhe 6 debate për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Por megjithë ftesat e dërguara partive shqiptare dhe kandidatëve pjesmarrës në këtë rreth të dytë, arritëm të realizojmë në tërësi vetëm debatin për komunën e Çairit ku ftesës sonë ju përgjigjën pozitivisht të dy kandidatët. Në debatin për Strugën erdhi vetëm kandidati i opozitës, ndërsa kandidatët e ftuar që garojnë për komunën e Dibrës, Gostivarit, Zhelinës dhe Tetovës, refuzuan pjesmarrjen, disa me arsyetimin e axhendës së ngjeshur, e të tjerët nga fakti që kundërkandidati nga BDI nuk pranon të marrë pjesë në këto debate.
 
Debatet televizive janë sqarim plotësues i projekteve dhe koncepteve të kandidatëve, e si të tilla, janë të patjetërsueshme që qytetarët të vendosin se në dorën e kujt do e lënë menaxhimin e parave të tyre në 4 vitet e ardhëshme. TVM 2 përkujton kandidatët në garë se ashtu si ne e kemi obligim ligjor t’u prezentojnë shikuesve tanë platformat zgjedhore të të gjithë pjesmarrësve në zgjedhje, edhe ata e kanë obligim moral përballjen në debate televizive, sidomos në Servisin Publik.