Maqedoni

MSH: Për shkak të falcifikimit rigjenerohen certifikatat e vaksinimit

29.10.2021 14:51

Personat të cilët kanë nxjerrur BE certificate të vaksinimit nëpërmjet vakcinacija.mk...

Personat të cilët kanë nxjerrur BE certificate të vaksinimit nëpërmjet vakcinacija.mk, duhet ta ri gjenerojnë të njejtin, bëjnë të ditur nga minsitria e Shëdnetësisë. Bëhet fjalë për protokoll të sigurisë, me të cilin pengohet përdorimi i certifikatit të rrejshëm me emra dhe të dhëna të rrejshme. 
 
Të gjitha vendet vazhdimisht përballen me sulme të sistemeve të tyre nga pale të treta, përfshi edhe Maqedoninë e Veriut. Si pjesë e sulmeve të këtilla, palë të treta kanë arritur një dit më parë të sugurojnë katër BE certifikata të rrejshme, me emra dhe të dhëna të rrejshme, ku shkruan se ata janë vaksinuar në Maqedoninë e Veriut. Në ato certifikata nuk janë shënuar emra të shtetasve të vendit sqarojnë nga Ministria e shëndetësisë. Me qëllim të anulimit të certifikateve të rrejshme dhe për të siguruar mbrojtje më të madhe të BE certifikateve të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ato janë ri gjeneruar sërish, bëjnë të ditur nga minsitria e shëndetësisë. 
 
MSH: 73% e rasteve të reja të pa vaksinuar
 
Njëherit nga kjo minsitri bëjnë të ditur se në periudhën prej 6 gusht deri më 28 tetor në vend janë regjistruar 45 mijë e 621 raste pozitive, prej të cilëve 27% apo 12 mijë e 375 persona kanë qenë të vaksinuar. Në dy muajt e kalaur  33 mijë e 246 qytetarë apo 73% e rasteve pozitive me Kovid 19 nuk ishion të vaksinuar, derisa të pa vaksinuar ishin edhe 75% e personave që kërkuan trajtim spitalorë. Aktualisht vetëm 25% nga personat në trajtim spitalorë janë tërsisjht të vaksinuar.  
 
Poashtu siç bën të ditur minsitria e shëndetësisë vdekshmëria e të pa vaksinaurve është shuher më e lartë. Sipas statistikave nga 6 gushti deri më 28 tetor në vend kanë humbur jetën 1592 pacient,  prej të cilëve 1310  apo 82% nuk kanë qenë të vaksinuar, derisa vetëm 18%, apo 282 kanë qenë të vaksinuar. Misnitria e shëndetësisë përsërit apelin për vaksinim të qytetarëve që sa më parë të krijohet imunitet kolektiv ndaj Kovid 19. 
 
GYLTENE SINANI