Maqedoni
Eskobar: SHBA e inkuadruar në tejkalimin e kontestit Shkup-Sofje
29.10.2021 15:24
SHBA-të dhe Evropa janë vënë të funksion të përbashkët për të ndihmuar RMV-në dhe Bullgarinë...

SHBA-të dhe Evropa janë vënë të funksion të përbashkët për të ndihmuar RMV-në dhe Bullgarinë në tejkalimin e dallimeve mes tyre dhe të arrijnë zgjidhje deri në fund të vitit, thotë zëvendës ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Gabriel Eskobar. Është interes strategjik i Amerikës dhe Evropës që RMV dhe Shqipëria të jenë pjesë e BE-së, shprehet, Eskobar.
“Punojmë me të gjitha palët , me qeveritë e RMV-së dhe Bullgarisë që të gjejmë zgjidhje pozitive “fituesi me fituesin”. Ky është interes i yni strategjik, i Amerikës dhe Evropës, që RMV dhe Shqipëria të përfshihen në BE. Shpresojmë se kjo çështje do të zgjidhet me kohë dhe dy shtetet, RMV dhe Shqipëria ti fillojnë bisedimet këtë vit.”, tha Gabriel Eskobar, i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor.
Sheqerisnka: Ndihma e mirëseardhur, por problemi është dypalësh
Mbështetja amerikane është e sigurt dhe e mirëseardhur, thotë ministrja e mbrojtjes Sheqerinska, por sipas saj, janë Shkupi dhe Sofja që duhet ta çojnë procesin përpara dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme për palët.
“Në fund do të varet edhe nga ne por më shumë nga Bullgaria, dy shtete të cilat duhet vet të jenë të interesuara t’i përparojnë raportet bilaterale dhe jo ti stagnojnë. Deklaratat në të cilat nxjerren kërkesa të reja bullgare, nuk japin ndihmë. Definitivsht japin mesazh të gabuar në BE, NATO dhe unë pres pas zgjedhjeve kjo retorikë të ndalet. Raportet e mira ndërfqijësore kërkojnë investim nga të dyja palët.”, tha Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes.
Maqedonia e Veriut gjithmonë ka treguar gadishmëri për të krijuar raporte të mira me Bullgarinë por ky element ka munguar nga fqiu lindor thotë Sheqerinska.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
