Maqedoni
Zgjedhejt lokale 2021, BDI përmbylli fushatën zgjedhore në Tetovë
29.10.2021 15:44
Bashkimi Demokratik për Integrim, tubimin përbyllës për raundin e dytë zgjedhorë e mbajti në Tetovë....

Bashkimi Demokratik për Integrim, tubimin përbyllës për raundin e dytë zgjedhorë e mbajti në Tetovë. Kandidatja e BDI-së për kryetare komune Teuta Arifi, duke kërkuar mbështeteje masovike nga qytetarët tha se është e bindur se BDI dhe ajo do të shënojnë fitore të dielën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, sepse tetovarët duan një jetë më të mirë. Arifi tha se nuk do të lejojnë që Tetova të bëhet viktimë e pazareve të vogla politike.
“Tetova jonë e madhe është në rezik. Është në rrezik nga ambiciet e mëdha të njerëzve të vegjël. Është në rrezik sepse dikush dëshiron që Tetova të bëhet viktimë e madhe e pazareve të vogla politike, që ne nuk do të lejojmë dhe asnjëherë nuk e kemi lejuar. Prandaj jemi këtu vllezër e motra. Jemi këtu të themi se kthim prapa ska.”, tha Tuta Arifi, kandidate për kryetare komune ne Tetovë, BDI.
Kreu i Integristëve, Ali Ahmeti duke dhënë mbështetje për Teuta Arifin, tha se “Agjenda e blertë” që është e projektuar nga BDI, mund ta realizojn vetëm ekipet e partisë së tij. Jam shumë i sigurtë nga të gjitha analizat që janë bërë kemi pas një fushatë dhe fitoren e kemi të sigurt sepse është fitore me djersë dhe mbi të gjitha me Agjendë dhe frymë tha Ahmeti.
“Jam këtu me të gjithë kuadrot që drejtojnë me dikastere të ndryshme të shteti në mbështetje të Teutës, në mbështetje të të gjith kandidatëve që ne të jemi të suksesshëm sepse kështu mundemi proçeset tona bashkarisht t’i çojmë përpara.”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ahmeti tha se po hapin një kapitull të ri me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit pas përmbylljes së pjesës normative vazhdojnë me atë për jetë dhe vende pune ndërsa këtë për Tetovën nuk mund ta bëjë askush më mirë se Tetuta Arifi.
SANIJE DURAKU
