Maqedoni

Shkup, hapet qendra “East Gate Mall”

29.10.2021 16:10

U hap sot Qendra më e madhe tregtare në vend “East Gate Mall”....

Në afat record kohor prej 26 muajve u ndërtua qendra më e madhe në rajon East Gate Mall me sipërfaqe prej 160.000 m2 e cila ndodhet vetëm 5 minuta nga qendra e qytetit. nvestimi i përgjithshëm vlerësohet në 103 milionë euro ndersa janë parapare të hapen mbi 2500 vende pune. Udheheqësit e qendër janë të kënaqur nga realizimi I projektit dhe presin vizitorë edhe nga vendet fqinjë.
 
“East Gate Mall me 360 gradë e ndryshon konceptin për atë se çfarë paraqet qendër tregtare në çdo kohë të vitit dhe kështu bëhet destinacioni më tërheqës edhe për vizitorët nga vendet fqinje. Përgjegjësia për të hapur në kohë qendrën tregtare është e madhe dhe sigurisht është një sukses vërtet domethënës.”, tha Igor Davkov, Drejtor Ekezekutiv i East Gate Mall.
 
“Me krenari ju dëshirojmë mirëseardhje në hapjen e qëndrës tregtare më të madh në historinë e këtij vendi dhe një prej qendrave tregtare më të mira në Ballkan. Jemi të sigurt se do të jetë një pikë referente jo vetëm për qytetin e Shkupit, por edhe për shumë vende në rajon.”, tha Sotirios Janakoudakis, menaxher i East Gate Mall. 
 
Pas një kapitulli të rëndë për biznesin po ndodh një investim I madh për sektorin e biznesit e cila do ti ndihmojë sadopak ekonomisë thonë menaxherët e kompanive. 
 
Kjo qendër tregtare ofron përzgjedhje të gjerë të 220 brendeve  lokale dhe ndërkombëtare, ndërsa disponon edhe me kafene moderne, pjesë të veçantë për ushqim, hipermarket, sallone për teknikë të bardhë dhe salla të kinemave.
 
Është siguruar hapësirë parkingu për rreth 2000 automjete ndëra rojekti  parasheh ndërtimin e kompleksit rezidencial dhe zyrave me bruto sipërfaqe të ndërtuar prej mbi 500.000 м2. East Gate Mall është investim I grupacionit Balfin I cili është I pranishëm në shumë tregje si në rajon dhe më gjërë.
 
GAZMEND KURTISHI