Kobe Bryant thyen rekordin e legjendës Jordan
Mbrëmja e kaluar në NBA kaloi e tëra nën hijen e legjendës së LA Lakers, Kobe Bryant.....
Ai në Mineapolis arriti ta tejkaloi të famshmin Michael Jordan, sa i përket numrit të pikëve të shënuara në karrierë dhe tash para tij janë vetëm Chamberlain dhe Malone.
Brayant shënoi 26 pikë në fitoren kundër Minnesotas, me rezultat 100:94, të cilat i mjaftuan që t’ia rrëmbejë Jordanit pozitën e tretë në renditjen e shënuesve më të mirë në histori të NBA-të.
Basketbollistët e Golldën Stejt në dirigjim të Stefan Kerit I cili shënoi 34 pikë,arritën deri te fitorja e 16 rishtazi,ku viktimë e tyre ishte skuadra e Nju Orleansit të cilën e mundën me 6 pikë dallim 128-122 pas lojës shtesë.
Kevin Durant dhe Rasell Vestbruk,s`bashku shënuan 51 poen për fitoren e gjashtë njëpasnjë të Oklahomës me c`rat victim e tyre ishte skuadra e Feniksit e cila u mund me 112-88. Keri shënoi dy treshe dhe 8 pikë nga gjithsejt 34 në minutat shtesë shto edhe 7 kërcime dhe poaq asiste. Pos tij basketbollistë të cilët u dalluan me lojë të mirë ishin edhe Klej Tompson me 29 shënime, ndërkaq Andre Igudalla shënoi 20.
Nga takimet tjera veqojmë edhe fitoret e Oklahmës ndaj Feniksit me 112-88 dhe trioumfin e San Antonios në transfertë kundër Denver Nagestsav me 99-91. (Sami Ademi, TVM2)