Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Sali: E diela, mundësia të votoni për Çairin e ri

29.10.2021 16:34

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për komunën e Çarit Bekim Sali...

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për komunën e Çarit Bekim Sali, përmbylli aktivitetet e tij për rrethin e dytë zgjedhorë, duke ftuar kështu qytetarët që të mbështesin master planin për Çairin e Ri.
 
Edhe këtë ditë të fundit të fushatës zgejdore, ai e shfrytëzoi për të akuzuar kundër-kandidatin e tij se nuk ka realizuar premtimet e dhëna para 4 viteve . Sali i rikujtoi qytetarët se kundërkandidati i tij nga BDI, në vitin 2017, me  “Kontratën” e tij për Çairin për 4 vitet e ardhëshme, premtoi efikasitet energjetik për komunën por edhe ky mbeti një premtim i parealizuar.
 
Përkujtoi qytetarët se në Kontratën e para 4 viteve të kundërkandidatit të tij, parashihej rekonstruimi i fasadave dhe kulmeve të një pjese të objekteve përgjatë bulevardeve Krste Petkov Misirkov, Cvetan Dimov, bulevardit Xhon Kenedi, bulevardit Brigada maqedonaso-kosovare dhe objektet në kuadër të blloqeve Shkup-Veri- lindje, Butel-2 ndërtesën e komunës, Velko Vllahoviq dhe Bajram Shabani.
 
Sali përujton se në programin e kundërkandidatit të tij për 4 vitet e kaluara, parashihej rikonstruimi i gjithsej 141 objekteve me çka do të bëhej hap i madh drejt rritjes globale të energjisë efikase në komunë.
 
“Katër vjet më vonë nuk shihet askund efikasiteti i premtuar energjitik” tha kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës Bekim Sali. 
 
“Ai në faqën 12-19 të kontratës së tij të mashtrimit kishte shkruar gjepura të tëra mashtrimi për efikasitetit energjetik, mandje kishte parashikuar një shumë marramendëse për këtë qëllim. Gjithsej 15 milon e 220 mijë  euro. Megjithatë kjo e diel është një shancë për t’i dënuar mashtruesit dhe pë r t’i dhënë mundësi një master plani që synon ta bëjë Çairin e ri. Koha po punon për ne dhe për Çairin po vijnë ditë më të mira”, u shpreh kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga ASh-AAA, Bekim Sali. 
 
Duke ftuar banorët e Çairit të mbështesin programin e tij Bekim Sali u premtoi qytetarëve se do të angazhohet për të realizuar në tërësi programin e koalicionit. 
 
NAIM RAMADANI