Maqedoni
Dridhet toka në Shqipëri, djehet edhe në pjesën perëndimore të RMV-së
29.10.2021 16:52
Që nga orët e mëngjesit të sotëm në vend janë ndjerë disa dridhje të tokës...

Një tërmet është ndjerë pas orës 8 të mëngjesit, ndërsa një tjetër rreth orës 12:30 minuta.
Tërmeti është ndjerë në pjesën perëndimore të vendit, por epiqendra e tërmetit ka qenë në Shqipëri, përkatësisht 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me epiqendër në rajonin e Dibrës.
Nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-natyrorë në Shkup njoftojnë se tërmeti ka qenë me intensitet prej 3,6 shkallëve sipas Rihterit, ndërkaq banorët e pjesës perëndimore të vendit tërmetin e kanë ndjerë në intensitet prej 3,4 shkallë.
