Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, LSDM përfundoi fushatën zgjedhore në Shkup

29.10.2021 17:09

Koalicioni i LSDM-së “Më të mirën për komunën tonë” përfundoi në Karposh të Shkupit fushatën zgjedhore për rrethin e dytë...

Kandiati për kryetar të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov u premtoi qytetarëve se pas katër viteSH, Shkupi do të jetë kryqytet modern dhe europian në plotë kuptimin e fjalës, falë projekteve të rëndësishme që ai premton se do t’i realizojë.
 
Tha se do të përfundojë urën në Karposh 4 dhe në Keramidnicë, se do të ndërtojë udhëkryqë nëntokësor në Qendër, dhe se do t’i sigurojë autobuzët e shpejtë BRP, për të cilat vecmë është shpallur tender. Për t’i realizuar këto, Shillegov kërkon më 31 tetor votën e të gjithë qytetarëve.
 
“Qendrojmë të drejtuar parajush duke ju thënë se e kuptuam pakënaqësinë dhe mesazhin tuaj dhe jemi të gatshëm që ti realizojmë të gjitha ndryshimet që janë të nevojshme për vendin dhe qytetinë tonë. Por për t’i bërë këto duhet të ruajmë Karposhin dhe Shkupin. Nëse e duam këtë qytet hajde më 31 tetorr masovikisht të dalim dhe të votojmë për një qytet modern dhe europian, të votojmë që Shkupit të mos të ndalojë, të vazhdojë zhvillimin e tij e jo të kthehet mbrapra në regjimin e kaluar”, u shpreh kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit nga LSDM, Petre Shilegov.
 
Edhe kandidati për kryetar të komunës së Karposhit Dushko Vellevski u kërkoi banorëve të Karposhit që të votojnë për ta. U përbetua se besimin e tyre asnjëherë nuk do ta zhëgenjë dhe se do t’i jep fund të gjitha politikave të gabuara lokale dhe se do t’i realizojë tërësisht projetet e premtuara.
 
Nga Karposhi, edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 31 tetor masovikisht të votojnë për politikat progresive të kandidatëve të LSDM-së, të cilat do të mundësojnë zhvillim progres të komunave, europianizim të vendit dhe miqësi të shumta.
 
“Dëshirojmë të ecim përpara, nuk duam regjim. Duam progres. Prej në Karposh u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që më 31 tetor të gjithë të bashkohemi, edhe oranizatat joqeveritare edhe partitë politike. Na nevojiteni të gjithë. Në nevojiteni për të ruajtur drejtimin e këtij vendi. U bëjë thirrje dhe ua zgjat dorën të gjithëve se po mësojmë dhe bashërishit avancojmë. Mirëpo obligimi ynë është të ruajmë drejtimin e Karposhit, Shkupit, dhe drejtimin e RMV-së e mes tjerësh ato janë edhe integremi brenda dhe jashtë vendit”, theksoi edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev.
 
Koalicioni i drejtuar nga LSDM, në rrethin e dytë garon me 32 kandidatë e në 25 komuna do të ballafaqohet drejtëpërdrejt me opozitën. Koncetrimi më i madh i LSDM-së për fitore, është padyshim në qytetin e Shkupit. 
 
REXHEP QAMILI