Maqedoni

Avokati i popullit, linjë telefonike falas për të drejtën e votës

29.10.2021 17:26

Në ditën e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në vend prej orës 07:00 deri 19:00 do të jetë e hapur linja telefonike falas e Avokatit të popullit: 0800-54321...

Në ditën e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në vend prej orës 07:00 deri 19:00 do të jetë e hapur linja telefonike falas e Avokatit të popullit: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të raportojnë çfarëdo shkelje të të drejtës zgjedhore. 
 
Poashtu të hapura për qytetarët përveç zyrës kryesore në Shkup, siç bëjnë të ditur nga Zyra e Avokatit të Popullit, do të jenë zyrat rajone të Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, në mënyrë që t’i ndihmojnë qytetarët në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votës. 
 
Avokati i Popullit do t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve duke marrë masa urgjente për veprim efektiv nga organet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera që janë të detyruara të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre të garantuara.
 
E drejta e votës është e garantuar në mënyrë kushtetuese si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për ushtrimin e kësaj të drejte, prandaj shkelja e lirisë të zgjedhjes së zgjedhësve si dhe shkeljet e tjera të së drejtës së votës janë vepra të dënueshme.
 
Gjithashtu, avokati i popullit u bën të gjithë aktorëve në procesin zgjedhor të respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit.