Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Dimitrievski: Shkolla ”Sami Frashëri” do ndërtohet

29.10.2021 17:42

Kandidati i pavarur për Kumanovën, Maksim Dimitrievski, akuzon MASH-in se refuzoi mjetet për shkollën Sami Frashëri...

Kandidati i pavarur për Kumanovën, Maksim Dimitrievski, akuzon MASH-in se refuzoi mjetet për shkollën Sami Frashëri. Thotë se shkolla do ndërtohet patjetër.
 
“Derisa ministria resore vazhdon të më injorojë dhe të mos më lejojë që të fitojmë mjete financiare për investime kapitale ne do të kërkojmë ndihmën e qytetarëve dhe nëse është e nevojshme këtë shkollë do ta ndërtojmë me kontributin e të gjithë qytetarëve të komusë sonë pa dallime se cilit etnitet i takojn atij shqiptar, maqedonas, turk romë dhe të tjera etnitete. Të gjithë së bashku do të kontribojmë që kjo shkollë të ndërtohet”, u shpreh kandidati i pavarur për Kumanovën, Maksim Dimitrievski.