Maqedoni
Kovid 19: 9 të vdekur 417 të infektuar
29.10.2021 18:14
Virusi korona u ka marr jetën edhe 9 qytetarëve të vendit...

Virusi korona u ka marr jetën edhe 9 qytetarëve të vendit, ndërsa vazhdon të jetë i lartë numri i të infetuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 417 raste të reja me Kovid -19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njoftoi për 329 pacientë të shëruar dhe 9 të vdekur.
Poashtu është njoftuar edhe për një të vdekur nga Shkupi më 24 tetor.
Raste aktive me kovid 19 në vend ka 6576 persona.
