Botë
Kovid 19, Rusia sërish rekord viktimash
29.10.2021 18:52
Rusia ka regjistruar sërish një tjetër rekord të viktimave me kovid 19, përkatësisht 1,163 brenda 24 orëve...

Sipas task-forcës për virusin korona në Rusi, kjo është shifra më e lartë ditore e viktimave, prej kur ka shpërthyer pandemia.
Për të ndalur valën e infektimeve, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar një javë të mospunës, nga 30 tetori deri më 7 nëntor, duke pezulluar punën e shumicës së institucioneve nga zyrat.
Moska ka marrë po ashtu masa, duke mbyllur shkollat, palestrat, dyqanet, dhe restorantet. Vetëm dyqanet me produkte të domosdoshme do të mbeten të hapuara.
Autoritetet kanë thënë se kjo situatë është pasojë e shkallës së ulët të vaksinimit.
Rreth 51 milionë ruse, apo pak më shmë se një e treta e popullsisë - është vaksinuar plotësisht, edhe pse Rusia ka qenë shteti i parë në botë që ka autorizuar vaksinën kundër virusit në gusht të vitit 2020, Sputnik V.
