Botë

Njëzet e tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

29.10.2021 19:49

Njëzet e tetë raste me koronavirus u konfirmuan të premten në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë...

Sipas raportit të saj ditor, rastet e reja pozitive rezultuan nga testimi i 1,958 mostrave. Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 25 pacientë.
 
Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 431. Numri i qytetarëve të vaksinuar plotësisht është mbi 720,000.
 
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës përsëriti të premten thirrjen për vaksinim, duke thënë se kjo “vazhdon të jetë mënyra më e lehtë, më e sigurt dhe më efikase për t’u mbrojtur” nga koronavirusi.
 
“Situata epidemiologjike, relativisht e qetë, nuk përbën arsye që qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës ta vonojnë marrjen e dozës së dytë, sepse kjo e pamundëson arritjen e mbrojtjes efikase dhe të imunitetit të plotë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
 
Sipas të dhënave të saj, dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit e kanë marrë mbi 838,000 qytetarë të Kosovës.
 
Vaksinat që jepen në Kosovë janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca - të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.
 
Të dyja këto vaksina duhet të jepen në së paku dy doza për të pasur efektin maksimal./evropaelire