Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Sela: Ndryshimi fillon nga Gostivari
29.10.2021 19:30
Aleanca për Shqiptarët ka përmbyllur fushatën zgjedhore në fshatin Dobërdoll të komunës së Gostivarit...

Rezultati i rrethit të parë zgjedhor dëshmon për punën që është bërë në drejtim të menaxhimit me komunën e Gostivarit, tha kandidati për kryetarë të Gostivarit Arben Taravari. Ai ftoi që edhe njëherë qytetarët me vote ta dëshmojnë se janë për komuna të pastra dhe të menaxhuara mirë. Fitorja në Gostivar sipas Taravarit do të jetë një mesazh I fuqishëm drejtuar partive në pushtet, e sidomos BDI-së.
“Më 17 tetor qytetarët e dhanë porosinë e vet, me një diferencë prej 2 mijë e 600 votash, pa 30 vota me të gjitha manipulimet do të kishim dal në rrethin e parë. Tash e shifni, partitë e të gjitha etnive në Gostivar, jemi bashkë tël gjithë, përkundër BDI-së dhe LSDM-së të cilët janë të vetmuar dhe nuk kanë kapacitete koalicionimi, sepse askush nuk dëshiron të koalicionon. Prandaj, vetëm Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe Nevzat Bejta e bëjnë fushatën. Por qytetarët do ta japin porosinë përfundimtare të dielën, më 31 tetor, që do të jetë një porosi e fuqishme nga Gostivari”, u shpreh kandidati për kryetar në komunën e GOSTIVARIT nga ASh-AAA, Arben Taravari.
Gostivari është një komunë mjaftë me rëndësi për shqiptarët, tha kryetari i Alenacës për Shqiptarët Ziadin Sela. Ai tha se ndryshimet do të fillojnë nga Gostivari, ndërsa bëri thirrje që qytetarët në rrethin e dytë të votojnë “pastër” për kandidatët e koalicionit ASH-AAA.
Pas zgjedhjeve lokale, Sela paralajmëroi për një shumicë të re parlamentare, e cila sipas tij do të jetë e angazhuar në ç’kapjen e institucioneve të partizuara.
“Kjo asgjë tjetër nuk qon në aspekt nacional, vetëm një shumicë të re parlamentare, e cila për mendimin tim do të duhet bërë përpara se të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për shkak se veçmë pushteti e ka humbur legjitimitetin dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duhet ti paraprij një shumicë e re parlamentare, në mënyrë që të çkapen institucionet nga struktura policore dhe partiake, të cilat e kanë ngulfatur dhe e kufizojnë përdit larine e qytetarëve dhe të individit”, theksoi kryetar i ASh-së, Ziadin Sela.
Kthimin e demokracisë dhe lirisë në vend, e kanë qytetarët të dielen thanë nga ASH-AAA, andaj ftuan që sa më masovikisht qytetarët të dalin dhe të dënojnë partite në pushtet, duke votuar për kandidate e tyre, të cilët sipas siç u tha janë zgjedhja më e mirë dhe më e pastër për qytetarët në Maqedoninë së Veriut.
ERSAN PAJAZITI
