Botë
Shqipëri: Regjistrohen 467 të infektuar dhe 7 humbjeje jete në 24 orë
29.10.2021 20:46
Nga 3,973 testime të kryera, për 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitive për koronavirusin 467 qytetarë...

Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur po ashtu se si pasojë e sëmundjes nuk mundën të mbijetonin edhe shtatë qytetarë.
Të infektuarit janë konfirmuar në këto bashki: 219 në Tiranë, 29 në Fier, 23 në Vlorë, 16 në Lezhë, 15 në Elbasan, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Shkodër, 11 Sarandë, Gjirokastër, 9 në Korçë, 7 në Berat, 5 në Kurbin, Kukës, Himarë, Përmet, 4 në Krujë, Kuçovë, Peqin , Gramsh, 3 në Rroskovec, Konispol, Tepelenë, Maliq, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Skrapar, 1 në Pukë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Devoll, Dimal, Poliçan.
Ndërsa, aktualisht janë 7,561 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk kanë mundur të mbijetojnë dy qytetarë nga Lushnja 65 dhe 76 vjeç, një qytetare 66 vjeç nga Kuçova, një qytetar nga Korça 71 vjeç, një qytetare nga Laçi 79 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 77 dhe 89 vjeç.
Janë shëruar 427 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,870 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (29 Tetor 2021): Raste të reja ditore 467; Të shëruar në 24 orë 427; Të shtruar në spitale 159; Humbje jete në 24 orë 7; Testime ditore 3,973; Testime totale 1,301,207; Raste pozitive 184,340; Raste të shëruara 173,870; Raste Aktive 7,561; Humbje jete 2,909
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3,871; Fier 892; Durrës 664; Shkodër 489; Elbasan 320; Vlorë 300; Gjirokastër 246; Lezhë 200; Berat 192; Korçë 176; Kukës 134; Dibër 77/abcnews.al
