Zgjedhjet lokale 2021, në burgun e Idrizovës votimi pa probleme
Një ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale....

Një ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në vend të drejtën e votës kanë shfrytëzuar të burgosurit, të sëmurët, personat e zhvendosur dhe personat në izolim. Në burgun e Idrizovës, votimi ka vijuar normalisht pa pengesa.
Nga komisioni komunal zgjedhor u shprehën të kënaqur nga rrjedha e votimit.
“Vendvotimi u hap në mëngjes, në kohën e duhur 7:00 dhe menjëherë pas kësaj nisi votimi. Deri më tani gjithçka po zhvillohet në rregull dhe votimi po rrjedh pa ndërprerje. Votojnë persona nga 36 komuna të ndryshme.”
Në këtë institucion ndëshkues, numri i votuesve është i ndryshueshëm, dhe ka dallime nga rrethi i parë, thotë derjtori i burgut.
“Në këtë rreth votojnë 120 persona më pak në krahasim me rrethin paraprak dhe patët mundësinë të shihni se gjithçka po shkon pa ndërprerje, shërbimet janë të organizuara, janë thirur një numër i shtuar i policëve të burgut që gjithçka të shkojë pa probleme. Hyrja dhe dalja e të burgosurve është një materie e gjallë. Numri i sotshëm është 1 200, me të drejt vote në rrethin e dytë janë 863 persona.”
Sipas të dhënave të KSHZ-së 1 409 të burgosur në burgjet e vendit kanë të drejtën të realizojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet lokale. (infOSport.mk)
