Qytetarët e Strugës ankohen për rritjen e çmimeve të produkteve
Trendi i rritjes së çmimeve....

Trendi i rritjes së çmimeve tek produktet ushqimore ka shqetësuar qytetarët e Strugës. Ata thonë se çmimet po bëhen të papërballueshme, sepse shumë çmime janë rritur me me shumë se 100%, ndërsa ankohen se rrogat dhe pennsionet janë shumë të ulta për standartin e jetesës.
“Mendoj se është pak e tepruar, çmimet kan hypur shumë, kishte epidemi, edhe epidemi edhe çmimet e larta, nuk është mirë”
“Shumë çmime janë rritur kurse rrogat jo, shtrejntësi është, për dikë është mirë por dikë jo, se çmimet janë lartë e më lartë”
“Po janë rritur, jo pak po shumë janë rritur, ne krahasim me vitet tjera.”
“Duhet të mbillet më shumë që të jen çmimet më të ulta, këtu në strugë nuk mbillet dhe çmimet jan të larta, spanaqi nga 50 den është bërë në 120 den, e ka kaluar edhe 100%.”
“Është budallallëk, njëherë duhet të rriten rrogat e pastaj çmimet, nuk mund të jetohet me 10 mijë denar rrogë. Popullit nuk i duhen salla e rrugë kur nuk ka buk të hajë.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Qytetarët e Strugës gjithashtu kanë shprehur shqetësim edhe për paralajmërimin e rritjes së çmimeve në sektorin e hotelierisë, thonë se rritja e çmimeve do të reduktojë numrin e turistëve, gjë që do të sjellë humbje në turizëm dhe ekonominë e vendit. (Ilmije Zhaku, TVM2)
