Kumanovë, vazhdon vaksinimi, interesimi i shtuar për dozën e tretë

30.10.2021 14:23

Në rajonin e Kumanovës po vazhdon pa probleme imunizimi masiv....

Në rajonin e Kumanovës po vazhdon pa probleme imunizimi masiv i qytetarëve me vaksinat anti-kovid. Gjatë fundjavës ekipi i TVM2, vizitoi pikën e vaksinimit në Kumanovë, për tu njoftuar me rrjedhën dhe ecurinë e imunizimit të qytetarëve, sic na njoftuan nga kjo pikë vaksinimi ditëve të fundit vërehet interesim i shtuar nga ana e qytetarëve për të pranuar dozën e tretë të vaksinës.

“Po zhvillohet pa problem Vaksinimi kundër Korona Virusit, momentalisht kanë aaritur që rreth 44.000 qytetarë të pranojnë dozën e parë të vaksinës, kurse 43.000 prej tyre e kanë pranuar edhe dozën e dytë. Nga java e kaluar shohim një interesim edhe më të madh pë tu vaksinuar me dozën e tretë ku vetëm gjatë 6 ditëve që lam pas kemi mbi 1.500 vaksinime me dozën e tretë. Për personat që kanë pranuar 2 dozat e para të vaksinës kineze, afati për pranimin e dozës së tretë është zvogëluar në 3 muaj, ndërsa të gjithë ata që kanë pranuar dy dozat e vaksinës “Pfizer”, afati nuk ndryshon, pra duhet të kalojnë 6 muaj nga pranimi i dozes së dytë”, njoftojnë nga “Shtëpia e Shëndetit” në Kumanovë.

Nga këtu, gjithashtu na njoftuan se ka rënë interesimi i prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre.

“Te vaksinimi i fëmijëve shohim një rënie të interesimit nga ana e qytetarëve, diku afër 1.600 fëmijë nën moshë 18 vjeçre kanë pranuar të vaksinohen të tjerët jo. U bëjmë apel qytetarëve që sa më shpejtë të vaksinohen qoftë me dozën e pare apo edhe të tretë pasiqë mënyra e vetme e imunizimit masiv është vaksinimi, tjetër mënyrë nuk ka”, njoftojnë nga “Shtëpia e Shëndetit” në Kumanovë.

Ndryshe në rajonin e Kumanovës javëve të fundit po shënohet numër i lartë i të infektuarëve si dhe numri i viktimave nga Covid-19, aktualisht numri i rasteve aktive në Kumanovë shifra arrin në 435. (Fatlum Aqifi, TVM2)