Samiti i G20 në Romë, në fokus ndryshimet klimatike dhe pandemia
Masa urgjente kundër ndryshimeve klimatike....

Masa urgjente kundër ndryshimeve klimatike dhe përforcimi i betejës kundër virusit korona, janë në fokusin e samitit dy ditor të grupit 20 në Romë.
Pritet që liderët e vendeve më të zhvilluara në botë të kërkojnë ndërmarjen e hapave për kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë celsiuz, tanimë në prag të samitit për çështjet klimatike të OKB-së që do të mbahet javën që vjen në Gllasgou.
“Në prag të samiti në Gllasgou të gjitha rrugët e suksesit kalojnë nëpërmjet Romës. Të jemi të qartë ekziston rrezik serioz se samiti në Gllasgou nuk do të sjellë sukses. Disa paralajmërime klimatike mund të lënë përshtypjen e fotografisë së përkryer, por për fat të keq kjo është iluzion.” – tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteres.
Në dokumentin final të samitit, theksohet se liderët e G20-ës e mbështesin idenë që gjatë andmisë të ulet afati nga 300 në 100 ditë për kompanitë farmaceutike që të zhvillojnë vaksina të reja, barna dhe teste.
“Gjatë kohë shtyejmë G20-ën të udhëheqë plan global për vaksinimin që të mbërij deri gjithkund dhe të gjithsecili. Ky plan nuk u realizua, për shkak të ndarjeve gjeopolitike. Njerëzit e vendeve më të pasura marrin dozat e treta, përderisa vetëm 5% e afrikanëve janë plotësisht të vaksinuar.” – u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteres.
SHBA-të kanë qëllim që të ngrenë çështjen e balancit midis ofertës dhe kërkesës në tregjet globale energjetike.
Një pjesë e zonës ku mbahet samiti I liderëve botëror, për shkaqe sigurie është shpallur si zonë e sigurisë në largësi prej 10 kilometra. Qasje në këtë vend kanë vetëm qytetarët e asaj zone të qytetit me leje të posaçme.
Sigurinë e pjesëmarësve të udhëheqësve të 19 shteteve dhe BE-së në samit, e sigurojnë rreth 6 mijë policë dhe ushtria e cila do të kontrollojë dronet. (Meral Ismaili, TVM2)
