Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë, Rexhepi: Ndikim në ekonomi, të ndihmohen kompanitë
Kohëve të fundit janë rritur shqetësimet....

Kohëve të fundit janë rritur shqetësimet nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike si për qytetarët ashtu edhe për sektorin e biznesit. Padyshim se rritja eventuale do të ketë ndikim edhe në ekonomi, profesori universitar Gadaf Rexhepi thotë se ndërmarjet e vogla dhe të mesme janë ato që mund të preken nga kriza me energjinë elektrike. Shton se qeveria duhet të ndihmojë ndërmarjet më të rezikuara dhe jo si deri më tani ndihmat të jenë standarde për të gjithë sektorin njejtë.
“Nuk është se i kemi pritur gjithtë këto kriza në rritjen e cmimit por ndodhi dhe mendoj se këtu duhet të krijohet paket që të ju ndihmohet ndërmarjeve prodhuese të cilat rezikohen më tepër nga kjo krizë dhe ndërmarjet labour intesive dmth ato që kërkojnë shumë punëtorë këto janë dy fusha që duhet sa më shumë të ju ndihmohet për shkak se kjo periudhë do të jetë sfidë për ta” – tha profesori universitar, Gadaf Rexhepi.
Në rast të një krize më të madhe të energjisë elektrike Rexhepi shton se kjo padyshim do të ndikojë në rritjen e cmimit të produkteve ushqimore dhe inflacionit.
“Kriza me energjinë elektrike ti besojmë raporteve se Maqedonia nuk do të ketë krizë të energjisë elektrike përndryshe nëse ka krizë të energjisë elektrike sado që ti ndihmosh me mjete financiare ndërmarjet nuk do të jenë në mundësi ti përballojnë dhe atëhere do të vijmë tek një krizë krejtësisht tjetër ku do të kemi edhe mungesë të produkteve ushqimore ku do të riten më tëpër çmimet të cilat pastaj do të ndikojnë tek inflacioni” – u shpreh Rexhepi.
Ekspertët energjetik paralajmërojnë 20% rritje të cmimit pas vitit të ri. Autoritet kompetente qetësojnë se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje ndërsa askush nuk mund të parashikojë se cfarë mund të ndodh pas dy muajve në ndërkohë shpetimin e shohin në aktivizimin e kapaciteteve të bredshme vendore për prodhimin e energjisë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
