Sonte në orën 3 pas mesnate fillon llogaritja dimërore e kohës
30.10.2021 16:59
Sonte në ora tre pas mesnate....

Sonte në ora tre pas mesnate do të fillojë llogaritja dimërore e kohës.
Akrepat e orës do të kthehen një orë mbrapa, gjegjësisht koha në ora tre do të llogaritet si ora dy.
Përveç tek ne, llogaritjen dimërore të kohës do ta ndryshojnë edhe pjesa më e madhe e kontinentit evropian, përveç në Islandë, Rusi dhe Bjellorusi.
Parlamenti Evropian më 4 mars të vitit 2019 votoi për heqjen e ndryshimit sezonal të kohës nga viti 2021.
Por Këshilli i BE-së ende nuk ka sjell vendim përfundimtar, ndaj nuk është plotësisht e sigurt se kjo do të jetë ndryshimi i fundit në BE.
