Zgjedhjet lokale, KSHZ: Procesi po zhvillohet pa probleme
Votimi në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale....

Votimi në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale i të sëmurëve dhe të pafuqishmëve, personave me Kovid-19, të burgosurve dhe personave në shtëpitë e pleqve është zhvilluar pa pengesa dhe pa probleme, informojnë nga Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve.
Të drejtën e votës një ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, mund ta realizojnë gjithsej 7.645 votues.
Nga KSHZ gjithashtu presin që mos të përsëriten problemet gjatë përdorimit të e terminaleve për identifkimin e gjurmëve të gishtërinjëve.
“Ajo që kishim hasur si problem me përdorimin e paisjeve për leximin e gjurmëve të gishtërinjëve të votuesve ne si KSHZ e kemi tanguar në disa mënyra, parasegjithash zhvilluam edhe një trajnim të kryetarëve dhe nënkryetarëve të këshillave zgjedhorë të cilët pvrdorin këto paisje me qëllim që edhe njëherë t’i qartësojnë procedurat, kështu që presim që këto probleme në masë të madhe të tejkalohen. Veç kësaj kemi angazhuar mbi 400 persona për mbështetje teknike për këshillat zgjedhorë” – tha Zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guçeska.
Ndërkohë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjithashtu njofton se gjithçka është gati për votimin e nesërm.
Materiali zgjedhor si dhe terminalet për leximin e gjurmëve të gishtave janë dorëzuar në komisionet komunale dhe procesi pritet që të vazhdojë pa probleme thonë nga KSHZ.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale të dielën do të votohet në 44 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Të drejtë vote kanë 1.353.990 qytetarë në 2 481 vendvotime. (Naim Ramadani, TVM2)
