Covid 19, 13 viktima, 495 infektime të reja në 24 orë

30.10.2021 17:44

13 pacientë kanë ndërruar jetë në spital....

13 pacientë kanë ndërruar jetë në spital nga Covid 19 në 24 orët e fundit.

3 personat e vdekur janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova dhe nga një në Prilep, Manastir, Veles, Kavadar, Ohër, Koçanë, Probishtip dhe Kriva Pallankë.

Të gjithë personat e paraqitur kanë vdekur në spital.

Ndërkohë nga 4145 testime janë regjistruar edhe  495 raste të reja. Ka edhe  308 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive është 6.750.