Maqedoni

KSHZ: Deri në orën 9 pjesëmarrja është 5.25%

31.10.2021 09:54

Votimi filloi në kohë në të gjitha qendrat e votimit....

Votimi filloi në kohë në të gjitha qendrat e votimit. Probleme teknike ka pasur në disa vendvotime në Shkup dhe në disa vendvotime në mbarë vendin. Të gjitha këto probleme tani janë zgjidhur dhe votimi vazhdon. Aty ku votimi është ndërprerë për më shumë se një orë, do të vazhdojë për aq kohë sa është ndërprerë, tha në konferencën e sotme për media kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Ai informoi se deri në orën 21:00 pjesëmarrja është 5.25 për qind, përkatësisht kanë votuar 56.700 votues. Në komunën e Rankovcës dalja është 15.23, Konçe -14.28, Pehçevë - 13.73, Lozovë - 11.89, Zelenikovë 11.74, Kratovë - 11.02, Probishtip - 10.94, Demir Hisar - 10,88. Vevçani - 10,51, Resen - 10,18, ndërsanë komunat e tjera pjesmarja është nën 10%. 
 
Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, Dashtevski tha se ka pasur probleme teknike në një vendvotim në Kisella Vodë, një në Karposh, dy në Saraj dhe një në Qendër. Në të gjithë vendin, probleme teknike ka pasur në Zletovë në tri vende, Makedonski Brod, në Labunishtë të Strugës dhe në Çeshinovë - Obleshevë. Ai shpjegoi se arsyeja kryesore ishte se kartat e memories nuk funksiononin, ato ishin zëvendësuar me të tjera, kishte të dhëna të ndryshme në disa vende, por ato ishin rregulluar me softuer nga inxhinierët e IT-së.