Maqedoni

Në Dibër rivotohet në një vendvotim

31.10.2021 09:18

Në Dibër sot nuk ka rreth të dytë të votimit, por rivotohet vetëm një vendvotim....

Në Dibër sot nuk ka rreth të dytë të votimit, por rivotohet vetëm një vendvotim. Bëhet fjalë për vendvotimin 0543 I cili është vendosur në Shkollën e mesme komunale “28 nëntori”.
 
“Vendvotimi është hapur në ora 07:00 dhe votimi zhvillohet pe problem. Votimi përsëritet edhe për kryetar komune dhe për këshilltarë. Në listën e vetme zgjedhore janë të regjistruar 777 persona me të drejtë vote”, deklalroi Rilind Hasa, kryetar I Komisionit komunal zgjedhor.
 
Votohet për tre candidate për kryetar komune dhe për pesë lista të këshilltarëve, të propozuar nga subjektet politike.
 
Në rrethin e parë të drejtë vote realizuan 484 persona.