Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, votimi po ndiqet nga 1598 vëzhgues

31.10.2021 11:41

Për raundin e dytë të Zgjedhjeve Vendore 2021 janë akredituar gjithsej 1598 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes vendas dhe të huaj....

Numër i shtuar i vëzhguesve vendas dhe ndërkombëtarë po monitorojnë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Janë akredituar gjithsej 1598 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes. Numri i tyre është më i lartë për 347 krahasuar me raundin e parë kur u akredituan 1251.
 
Pjesa më e madhe e vëzhguesve vendorë janë nga Asociacioni Qytetar AKSIOS 2017 dhe Asociacioni CIVIL. Pjesën tjetër të monitoruesve e përbëjnë aktivistët nga Qendra për Liri Shkup, Shoqata për Afirmimin e Vlerave Njerëzore dhe lëvizja ‘Integrim Rinor Mak-Sonce’ nga Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ohër-Shkup, nga Qendra Kombëtare Rome, nga lëvizja qytetare “Parandalimi gjatë zgjedhjeve” dhe nga Asociacioni i Federalistëve të Rinj Evropian.
 
Vëzhguesit ndërkombëtarë janë nga Misioni i Posaçëm për Vlerësimin e Zgjedhjeve OSBE/ODIHR dhe Ambasadës Amerikane. Procesi i votimit do të ndiqet edhe nga vëzhgues të IFES, dhe një pjesë e ambasadave të akredituar në vend sikurse Ambasada Britanike, e Francës, Hungarisë, Shqipërisë, Rusisë, Holandës, Italisë, Republika Çeke, Kroacia, Kosova, Greqia, Bullgaria, Spanja, Letonia dhe Austria, si dhe Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës. Përpos gazetarëve vendas, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, drejtpërdrejtë nga vendvotimet po raportojnë edhe dhjetë media të huaja, gazetarët e të cilëve janë akredituar në vend.
:
MERAL ISMAILI