Botë
BE e mbështeti planin e KB-së për armëpushim në Alepo
15.12.2014 16:19
Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian sot e mbështetën planin e Kombeve të Bashkuara për shpalljen e armëpushimit në qytetin verior sirian Alepo...

Raporti i përfaqësuesit të KB-së për Sirinë, Stefan de Mistura dje u prezentua para ministrave të BE-së.
Plani parashikon ndërprerjen e luftimeve me qëllim që të dorëzohet ndihmë humanitare. Disa pjesë të Alepos janë nën kontrollin e kryengritësve, ndërsa disa kuarte të caktuara janë nën kontrollin e forcave qeveritare.
"Do të sjellim disa vendime, kështu që do t'i mbështesim angazhimet e KB-së për "ngrirjen e luftimeve"... në Alepo, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme, Federika Mogerini pas takimit me shefat e diplomacisë.
Ajo theksoi se ndërprerja e luftimeve nuk është e rëndësishme vetëm për situatën humanitare dhe sigurinë e rajonit por kjo do të jetë "simbol i asaj, që mund dhe duhet të bëhet për ndalimin e luftës në Siri".
Mogerini nuk theksoi se si do të ndihmojë BE-ja, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Zhan Asleborn theksoi se nëse ka armëpushim në Alepo, BE-ja është e gatshme të ndihmojë me ushim dhe barëra.
