Avokati i Popullit: Linjë telefonike falas për të drejtën e votës
Të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të raportojnë çdo shkelje të së drejtës së votës së tyre....

Të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të raportojnë çdo shkelje të së drejtës së votës së tyre. Nga zyrat e avokatit të popullit njoftojn se qytetarët kanë në dispozicion linjëjn telefonike pa pagesë 0800 54321 e cila do të funksionoj nga ora 7 e deri në 19 kur edhe mbyllen vendvodimet.
Ata gjithashu informojnë se shtat zyra të avokatit të popullit janë të hapura për qytetarët në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, në mënyrë që t'i ndihmojnë ata në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votës. Gjithashtu, avokati i popullit u bën thirrje të gjithë aktorëve në procesin zgjedhor të respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit.
Edhe zyra e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut njofton se të dielën do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve të paraqesin shkelje të të drejtës së votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Qytetarët mund të denoncojnë me të dhënat e tyre ose në mënyrë anonime.
