Maqedoni

Dashtevski: Ditë e qetë zgjedhore, pjesëmarrja deri në oran 13 është 24.87 për qind

31.10.2021 13:46

Pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në orën 13:00 është 24,87%...

Pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në orën 13:00 është 24,87%. Kanë votuar 269 674 votues, që do të thotë se pjesëmarrja është më e madhe se raundi i parë i fundit në këtë moment, tha në konferencën e sotme për shtyp presidenti i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski.
 
Ai informoi se sipas komunave, në Vevçan kanë dalë 52,46 për qind, në Rankovce 47,76, Demir Kapi 44, 41, Konçe 42,65, Pehçevë 42,18, Demir Hisar 39,68 për qind... Deri më tani, siç tha Ashtevski, pjesëmarrje më të  ulët ka në Saraj - 9,74 për qind, Tearcë - 15,85 dhe Suto Orizari - 15,08 për qind.
 
Dashtevski vlerësoi se sot është ditë shumë e qetë zgjedhore, nuk janë raportuar probleme me aparatet për identifikim biometrik të votuesve. Në Listën zgjedhore nuk raportohet se mungon askush dhe ai ka apeluar që të vazhdojë deri në fund të ditës.
 
Gjatë ditës së sotme janë paraqitur 178 ankesa, prej të cilave 157 janë pranuar, 12 janë refuzuar, ndërsa nëntë janë për votuesit që kanë qenë në listat zgjedhore, informon Dashtevski. Ai apeloi te të gjitha komisionet komunale zgjedhore dhe këshillat zgjedhore që t'u kushtojnë vëmendje përfaqësuesve të autorizuar, të ashtuquajturve vëzhgues dhe gazetarë.
 
Dashtevski informoi se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale nuk ka radhë dhe shtoi se të drejtën e votës e ka realizuar rreth orës 12.
 
Konferenca e radhës për media e KSHZ-së është në ora 15:30.