Maqedoni

Covid 19, 12 viktima, 349 infektime të reja në 24 orë

31.10.2021 15:02

12 pacientë kanë ndërruar jetë në spital nga Covid 19 në 24 orët e fundit....

12 pacientë kanë ndërruar jetë në spital nga Covid 19 në 24 orët e fundit. 3 personat e vdekur janë nga Shkupi, nga 2 në Shtip, Shën Nikollë, dhe nga një në Kumanovë, Manastir, Radovish, Strumicë dhe Dojran. Të gjithë personat e paraqitur kanë vdekur në spital. 
 
Ndërkohë nga 2754 testime janë regjistruar edhe 349 raste të reja. Ka edhe 208 pacientë të shëruar. Numri I rasteve active është 6.880.