Maqedoni

Zgjedhjet lokale, CIVIL raporton për disa parregullsi

31.10.2021 15:50

Pengesa për të vëzhguar në Gjorçe Petrov dhe Butel janë ndeshur monitoruesit e CIVIL...

Pengesa për të vëzhguar në Gjorçe Petrov dhe Butel janë ndeshur monitoruesit e CIVIL, falsin të dhënat e fundit thotë kryetari Xhabir Deralla. Përpos kësaj në Novo Sellë është vërejtur agjitacion nëpërmjet telefoni nga anëtarë i komisionit ndaj votuesit që të vij dhe votoj me motrën e tij. janë shënuar edhe shkelje edhe të votuesve.
 
“Në Koçani, në vendvotimin 0835, votuesi pasiqë ka përfunduar me votimin, para se ta lëshojë fletën në kutinë e votimin publikisht ka treguar fletën e votimit dhe me zë tregons e për cilën parti ka votuar dhe më pas ka lëshuar fletën në kuti. Rasti është evidentuar nga Komisioni Zgjedhor. Në Kisella Vodë në shkollën Krume Kepeski dhe në Kërçovë në shkollën Sande Shterjovski emrat e votuesve janë thënë publikisht.”, tha Xhabir Deralla, kryetar i CIVIL.
 
Probleme janë vërejtur dhe me apartet për identifikimin e shenjave të gishtërinjëve.
 
MPB: Tre incidente, në Kërçovë dhe Tetovë
 
Nga MBP kanë pubikuar tre incidente, dy në Kërçovë ku një votues është arrestuar dhe një parregullsi në Tetovë. 
 
“Në Kërçovë kemi arrestuar një votues pasi ka shkyer fletën e votimit pasi ka shfrytëzuar të drejtën e votës. Sipas urdhërave të prokurorit publik, ndaj tij do të ngritet padi penale. Gjithashtu në Kërçovë është evidentuar edhe fotografim i fletës së votimit, për të cilin gjithashtu do të pasojë padi adekuate. Në Tetovë, një qytetare ka tentuar të shfrytëzojë të drejtën e votës pa paraqitur dokument të identifikimit, por një dokument nga celulari. Edhe ky rast do të zbardhet plotësisht.”, tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.
 
Prokuroria heton pa rregullsitë
 
Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale njofton se në vazhdimësi po ndjek situatat në lidhje me procesin zgjedhor.
 
“Prokurori Publik në Shkup është i pranishëm në zyrën e SPB Shkup nga ku bashkërisht në kuadër të aksionit operativ Zgjedhjet 2021, ndiqen të gjitha ngjarjet në lidhje me parregullsitë zgjedhore”, thonë nga PTHP.
 
Po ashtu nga Prokuroria njoftojnë se PTHP Koçan mbrëmë ngriti kallëzim penal kundër dy personave për blerje votash, ndërsa prokurori menjëherë i dha urdhër MPB-së që të kontrollohen denoncimet.
 
MERAL ISMAILI