Maqedoni

Dalja në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në orën 15:00 është 34,22 për qind

31.10.2021 16:05

Në tërë shtetin po votohet qetë, me shfrytëzim të pajisjeve për shenja të gishtit dhe pa kurfarë probleme...

Në tërë shtetin po votohet qetë, me shfrytëzim të pajisjeve për shenja të gishtit dhe pa kurfarë probleme, deklaroi në konferencë për shtyp kryetari i Komisionit shtetëror të zgjehdjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski.
 
Dalja e votuesve deri në orën 15:00 është 34,22 për qind. Mbetet trendi i njejtë.
 
Dalje më të madhe ka në Vevçan – 66,54 për qind, pas çka pasojnë Rankovci 60,15 për qind, Demir Kapia 58,18 për qind, Konçe 58,1 për qind, Demir Hisari 55,3 për qind, pehçeva 52,93 për qind, Dibra 51,48 për qind dhe Llozova 51,1 për qind. Deri në orën 15:00 dalja më e vogël është në Saraj – 16,38 për qind.
 
Dashtevski u bën thirrje të gjithë qytetarëve deri në orpën 19:00 ta realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe dita zgjehdore të kalojë qetë.
 
Kryetari i KSHZ-së informoi se në KSHZ kanë arritur 311 ankesa për të drejtën personale të votës, 268 janë pranuar, 25 janë refuzuar, ndërsa 18 nga votuesit kanë qenë në Kodin zgjedhor.
 
“Nuk ka paraqitje për parregullsi dhe probleme me shenja të gishtit”, tha Dashtevski në konferencën e rregullt për shtyp të KSHZ-së./Mia