Maqedoni

Procesi i votimit, CIVIL raporton për agjitacion ndaj votuesve

31.10.2021 17:52

Ndërhyrje e policisë për largimin e dy personave që kanë ushtruar agjitacion në Aerodrom të Shkupit...

Ndërhyrje e policisë për largimin e dy personave që kanë ushtruar agjitacion në Aerodrom të Shkupit, kanë vërejtur vëzhguesit e Asociacionit qytetar CIVIL në orët e fundit gjatë votimit. Agjitacion në dobi të një partie politike është shënuar edhe në Koçan. 
 
300 monitoruesit e Civil gjithashtu kanë haspur edhe në parregullsi me shfrytëzimin e aparateve për identifikimin e shenjave të gishtërinjëve në më shumë vendvotime, shkelje të fshehtësisë së votimit  në Probishtip dhe Demirkapi si shkelje të heshtjes zgjedhore.
 
“Në Aerodrom në afërsi të kopshtit Sërniçka, ka ndërhyrë policia në rastet për agjitacion nga dy persona. Monitoruesit e CIVIL e kanë parë ndërhyrjen e policisë se si ata kanë larguar personat nga afërsia e atyre vendvotimeve. Në Probishtip, në vendvotimin 1537, komisioni zgjedhor ka vazhduar leximin me zë të numrave amë të votuesve dhe në të njëjtin vendvotim është vërejtur turmë e njerëzve, e krijuar një rradhë brenda hapësirës së votimit me çka rrezikohet fshehtësia e votës si dhe protokolet kundër Covid 19.”,- deklaroi kryetari i “Civil”, Xhabir Deralla.
 
MPB informon për incidente në katër qytete
 
MBP ka raportuar për dy incidente në Kërçovë ku një votues është arrestuar, një parregullsi në Tetovë si dhe dy incidente të Koçan dhe një në Radovish ku një grua ka dalur të votojë edhe përkundër izolimit të saj shtëpiak. 
 
“Në Kërçovë kemi arrestuar një votues pasi ka shkyer fletën e votimit pasi ka shfrytëzuar të drejtën e votës. Sipas urdhërave të prokurorit publik, ndaj tij do të ngritet padi penale. Gjithashtu në Kërçovë është evidentuar edhe fotografim i fletës së votimit, për të cilin gjithashtu do të pasojë padi adekuate. Në Tetovë, një qytetare ka tentuar të shfrytëzojë të drejtën e votës pa paraqitur dokument të identifikimit, por një dokument nga celulari. Edhe ky rast do të zbardhet plotësisht.”,- tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
 
Prokuroria po ndjek parregullsitë
 
Nga Prokuroria themelore Publike thonë se po ndjekin të gjitha ngjarjet me parregullsitë zgjedhore dhe do të verpojnë në përputhje me ligjin për zbardhjen e të gjitha rasteve, sikurse ka vepruar në Koçan me ngritjen e kallëzimit penal kundër dy personave për blerje votash.
 
MERAL ISMAILI